Denoncimi i kryer këtë të diel nga një familje në Pogradec, se vajza e tyre 15 vjeçare ishte përdhunuar nga fqinji, ka sjellë një reagim të fortë të opinionit publik, por edhe të familjes së të akuzuarit.
Vajza e 55 vjeçarit Ligor.B, i akuzuar se ka përdhunuar 15 vjeçaren e cila është shtatzënë në muajin e tetë, thotë se i ati është i pafajshëm dhe se e gjithë kjo histori është një mashtrim. Sipas vajzës së të akuzuarit, e mitura 15 vjeçare është mbajtur ekonomikisht nga i ati i saj, pasi jetonte në kushte të vështira.
“Babi im është i pafajshëm, duhet të lirohet sa më shpejt sepse po mbahet kot në burg. Vajza që ka denoncuar e mbanim me bukë sepse jetonte në kushte të vështira ekonomike. Nuk e dimë me kë e ka fëmijën. Le ta gjejë drejtësia. Po na shkatërrojnë familjen.”- shprehet vajza e Ligor B.
55 vjeçari u arrestua ditën e djeshme pas deklarimit të 15 vjeçares se ai e kishte përdhunuar atë në muajin mars, duke e lënë kështu edhe shtatzënë./syri/