Gjykata e Lartë “shuplakë” Ramës

0
342

Ideja e qeverisë për të futur biznesin e vogël në sistemin e TVSH ka marrë goditjen e parë ligjore. Në një lajm të transmetuar këtë të shtunë nga TCH thuhet se Gjykata e Lartë ka zbardhur vendimin për padinë e Dhomës së Avokatëve të cilët kundërshtonin futjen e tyre në skemën e TVSH-së.

Gjykata u dha te drejte avokateve. Ata thonë se vendimi mund të shfrytëzohet edhe nga profesionistët e tjerë të lirë. Aty citohet avokati Jordan Daci sipas të cilit “Përtej faktit që Gjykata e Lartë është shprehur vetëm për avokatët edhe profesionet e tjera të lira që ndodhen në të njëjtën situatë, praktikisht nëse do ti drejtoheshin gjykatës do ta kenë fituar, sepse vendimi unifikues ka vlerë detyrues për të gjitha gjykatat e tjera, sepse pavarësisht se gjykata u vu në lëvizje nga avokatët ajo ka shqyrtuar çështjen ligjore të vendimit të Këshillit të Ministrave”. Daci thotë se qeveria duhet të ketë parasysh këtë vendim gjykate kur të përgatisë paketën e re fiskale, në rast të kundërt, është rruga e hapur për të goditur qeverinë në Gjykatën Kushtetuese.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here