Mbështeste Fetullah Gulenin, gjykata liron turkun e arrestuar për terrorizëm nga Turqia

0
175

Gjykata e Durrësit ka rrëzuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për shtetasin turk Muhammet Yasir Aydogmus, për te cilin autoritetet turke kanë nxjerrë urdhër-kërkimi ndërkombëtar.

Ndaj tij, një gjykatë në Stamboll ka caktuar masën “arrest me burg” për “pjesëmarrje në organizatë terroriste të armatosur”.

Prokuroria e Durrësit kërkoi caktimin e masës “arrest me burg” për efekt ekstradimi. Por gjykata, pasi ka vlerësuar të ligjshëm arrestin e kryer nga policia gjyqësore, ka vendosur lirimin e tij nga salla e gjyqit.

Muhammed Aydogmus u ndalua pranë pikës së kalimit kufitar në Durrës disa ditë më parë, së bashku me bashkëshorten 34 vjeçe dhe dy fëmijët. Ata u kapën që të katërt me pasaportë false në tentativë “arratisje” tranzit nga Shqipëria në Itali.

Duke iu referuar shkrimi të mediave turke, ai rezulton si anëtar i një grupimi që përmes një faqeje në rrjeteve sociale bënte propagandë pro klerikut Fetullah Gulen, i cili nga drejtësia turke akuzohet si arkitekti i grushtit të shtetit të vitit të kaluar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here