Pak pas masakrës së Lushnjes është gjetur një automjet i djegur në rrugën Lushnje – Berat, në vendin e quajtur ‘Çukas i Vjetër’, si dhe tre armë zjarri.
Siç shihet në fotot që sjell Lapsi.al automjeti i cili dyshohet të jetë i autorëve të masakrës, është duke u djegur. Në vendin e ngjarjes nuk ka ende ekspertë të kriminalistikës.
Pak më tej automjetit shihen tre armë zjarri që dyshohet të kenë qenë të autorëe. Është e paqartë dhe ngre shumë dyshime për mënyrën se si policia i nxori armët jashtë makinës.
A mos ndoshta kemi të bëjmë me ndonjë skenar që mund të ndryshojë rrjedhën e hetimeve? Kjo mbetet për t’u paprë. Viktimat e masakrës janë dy të rinj, Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha.
I pari ka qenë shok me Xhulio Shkurtin, nipin e Aldo Bares, ish kreut të bandës së Lushnjes.