Familja turke ndalohet në Durrës, po kërkonin të shkoni në Itali, por …

0
160
Një familje turke është ndaluar në portin e Durrësit, pasi po tentonin të kalonin drejt Italisë me dokumente të falsifikuara.

Siç bën të ditur Policia e Durrësit, oficerët e kufirit dhe Migracionin kanë arrestuar në flagrancë një qytetar turk dhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të bashkëshortes së tij, pasi tentuan të kalojnë kufirin në mënyrë të jashtëligjshme.

Muhammed Aydogmus 39 vjeç dhe gruaja e tij N. A. 34 vjeçe, banues në Turqi, kanë tentuar të kalojnë kufirin dhe të udhëtojnë në shtetin italian me pasaporta, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Policia e Durrësit bën me dije se ata kanë qenë së bashku me dy fëmijët e tyre.

Pas arrestimit dosja i ka kaluar Prokurorisë së Durrësit për akuzat e “Falsifikimi i letër njoftimeve i pasaportave ose i vizave” dhe “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here