Berisha, mediave për Elbasanin: Po ju përdorin, bëni garë me të vërtetën jo me shpejtësinë

0
151
Arrestimi i Enea Bekteshit, i njohur si anëtari i bandës së Çelës në Elbasan, bëri bujë në media, pasi sipas raportimeve të policisë ishte ky personi  që ndodhej nën drejtimin e mjetit që goditi makinën e zv.drejtorit të Policisë së Elbasanit.

Por e vërteta është krejt ndryshe.

Ish-kryeministri Sali Berisha, përmes një postimi në Facebook, ka ftuar të gjitha mediat që të jenë më të mos bien pre e mashtrimit, pasi Bekteshi është zgjedhur për të qenë kokë turku, pasi autori i vërtetë i asaj ngjarjeje është vetë Suel Çela.

Ja postimi i Berishës:

Mediat në kurthin e narko-policisë!

Të dashur miq, prej dy ditësh mediat e shkruara dhe elektronike janë në një garë sesi të transmetojnë sa më shpejtë e sa më parë trillimet e policisë lidhur me anëtarin e bandës të Suel Çelës, Enea Bektashi, i cili sipas variantit qenka shoferi i automjetit që goditi zëvendësdrejtorin e policisë së Elbasanit.

E vërteta është se, banditi Bektashi është zgjedhur si kokë turku për kapobandën Çela. Policia, duke mos guxuar të akuzojë Suel Çelën, i cili do të dëshmonte gjithçka për lidhjet e perandorisë së krimit të Elbasanit me pushtetarë qeveritarët, ndërmori aksionin kundër Bektashit, arrestimin e tij me mirëkuptim, pasi zhduku dhe prishi provat e gjetura në makinë, që faktonin në mënyrë të pakundërshtueshme se aty në timon ishte vet Suel Çela dhe se Bektashi është thjesht një ushtar i tij.

Iu bëj thirrje mediave të mos humbasin asnjëherë sensin skeptik ndaj njoftimeve të narko-policisë dhe të narko-shtetit të Noriegës! sb

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here