Majlind Lazimi: Projekti “1 miliard euro” i qeverise eshte “mine me sahat”…

0
294

Në një status në facebook Lazimi shkruan:

Nuk ka nevoje ta thote FMN-ja qe projekti “1 miliard euro” i qeverise eshte “mine me sahat”.

Perpara se te flasim per borxhin e fshehur qe do te rritet frikshem ne kurriz te taksapaguesve, ka ardhur momenti qe investimet publike te kene nje “vleresim integral financiar dhe profesional” se cilat projekte jane fizibel dhe cilat jo.

Nuk kemi luksin te bejme nje “hit-parade” projektesh pa studim fizibiliteti por thjesht me nje te rene te lapsit nga qeveria. Duhet thene “po” projekteve qe jane ekonomikisht dhe financiarisht fizibel dhe “jo” projekteve qe jane vetem “politikisht fizibel”.

Nje agjensi e mirefillte profesionale, e depolitizuar me eksperte nga te gjitha fushat si “filter” te investimeve publike eshte imperative per te pasur financa publike te shendosha dhe jo “aventuara qeverisese” me projekte te deshtuara qe ne finale paguajme te gjithe ne!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here