DENONCIMI/ Përplasi makinën e zv/drejtorit të policisë në Elbasan, ja ku ndodhet i kërkuari

0
203

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar mesditën e sotme faktin e përcjelljes jashtë vendit me polici, të të kërkuarit Suel Çela, i cili dy javë më parë me makinën e tij të blinduar ‘Audi’, përplasi makinën e zv/drejtorit të Policisë së Elbasanit, Gjergj Oshafi.

Berisha ka bërë publik në faqen e tij në Facebook, një mesazh të dërguar nga një oficer policie.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook:

Çunat e krimit kanë dërguar jashtë vendit vrasësin Suel Çela!

Lexoni mesazhin e oficerit dixhital! sb

“Pershendetje doktor jam oficer policie, nje punonjese aeroportit me informon se Suel Çela ka ikur i percjelle nga policia qe ne date 18 nga Rinasi

Prokuroria ka ardhur per te marre filmimet e kamerave. Gje qe nuk i ka pelqyet policise. Nuk e di nese eshte i rregjistruar ne TIMS”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here