Edi Rama, dora e djathtë e Sorosit mbi Ballkanin, pritet të hapë kufijtë për klandestinët

0
192

Me 22 shtator kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u nis për një vizitë në SHBA në asamblenë e OKB-së në Nju Jork, por gjatë vizitës së tij ai devijoi dhe zhvilloi edhe një takim me Xhorxh Sorosin, sponsorizuesin e tij në politikë.

Këtu nuk ka asgjë për tu habitur, se Rama është faktikisht njeriu i Sorosit në Ballkan, meqenëse ka qenë në Këshillin Administrativ të degës shqiptarë të fondacionit “Shqipëria e hapur”, Fondacion ky i themeluar nga Sorosi në vitin 1993.

Po ashtu nuk është rastësi që Edi Rama mori pjesë në vitin 2013 në dasmën e manjtatit hungarez të natyralizuar qytetar amerikan.

Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha gjatë vizitës së tij në Uashington e karakterizoi Edi Ramën si “investimi kryesor i Xhorxh Sorosit në Shqipëri” duke shtuar që meqenëse se Basha kritikoi manjatin dhe mbështeti presidentin Trump u shndërrua në objektiv qitjeje i organizatës së Sorosit. “U sulmova prej tij, prej njerëzve të tij e madje edhe nga mediat ndërkombëtare vetëm se jam një mbështetës i Trumpit”.

Sulmi kundër Prokurorit të Përgjithshëm

Që në shkurt të këtij viti u zbulua lidhja ndërmjet Sorosit dhe Edi Ramës gjatë përplasjes institucionale të Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë, Adriatik Llalla me ambasadorin amerikan Donald Lu, i akuzuar si një agjent i Sorosit që ka dëshirë të manipulojë nga brenda politikën shqiptare.

Lu e kishte akuzuar kryeprokurorin Llalla si kundërshtar të reformës në drejtësi në vendin e tij, reformë kjo aq e përkrahur nga Rama, nga Sorosi dhe nga ish administrata Obama që i kishte dhënë mbështetje të plotë Partisë Socialiste të kryeministrit.

Prokurori Llalla arriti deri në atë pikë sa të akuzonte Lu për kërcënime direkte në rast se nuk do mbështeste paketën dhe reformën në drejtësi, por jo vetëm kaq: “Në më shumë se një rast ambasadori Lu kishte bërë presion mbi Prokurorin e Përgjithshëm me qëllim që të mbyllte hetimet për sa i përket kompanive të dyshuara si shkelëse të ligjit shqiptarë.

Me një fjalë trekëndëshi ndërmjet Ramës, Sorosit dhe administratës demokratike amerikane njihet prej kohësh, për më tepër që ka qënë kjo e fundit që ka mbështetur edhe kauzën e dështuar të Hilari Klintonit.

Me mbylljen e rrugës libjane të refugjatëve dhe klandestinëve gjatë Europës dhe me krijimin e “murit” nga Hungaria, Sllovakia dhe Polonia për të tillë fluks njerëzor, plani i Sorosit për emigracionin masiv i aprovuar nga krerët e BE që synonte të lejonte hyrjen e miliona emigrantëve për ti rishpërndarë në vendet anëtare po dështonte.

Takimi i cituar në fillim mes Sorosit dhe kryeministrit Rama në Uashington mund të ketë lidhje dhe me çështjen e emigracionit. Faktikisht nuk mund të përjashtohet që OJF-të po mendojnë për një hapje të mundshme të rrugës jugore, asaj Ballkanike mes kufijve grek, maqedonas dhe shqiptarë, tashmë që përballë brigjeve libiane aktiviteti i skafeve është bërë më problematik, më i vështirë pas marrëveshjes Itali-Libi.

Jo rastësisht Shqipëria, Maqedonia dhe Greqia janë vende ku lobet e lidhura me Sorosin janë veçanërisht aktive dhe prezentë.

Në muajt në vazhdim ja vlen barra qeranë që mos tja shqisim sytë zonës Ballkanike përsa i përket çështjes së emigracionit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here