Aksident tragjik, vdes një grua, tjetra në luftë për jetën

0
174

Aksident tragjik, vdes një grua
Një grua ka mbetur e vdekur, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë në një aksident të ndodhur këtë të diel, në Maliq.

Aksident ka ndodhur në hyrje të fshatit Podgorie, ku sipas burimeve policore, shtetasi J.K, duke drejtuar mjetin tip “NISSAN” me targa të huaja NZY7994, ka aksidentuar shtetaset S.Ç., rreth 65 vjeçe dhe B.Xh., rreth 70 vjeçe, (banuese në Podgorie), të cilat po kalonin në rrugë.

Gratë janë transportuar në Spitalin e Pogradecit për ndihmë mjekësore, ku S.Ç, pak minuta pas mbërritjes ka ndërruar jetë, ndërsa B.Xh ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Drejtuesi i mjetit, po shoqërohet në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme, njofton Policia e Korçës, që shton se grupi hetimor po punon për të përcaktuar rrethanat e shkaqet e aksidentit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here