Luan Rama ironizon foton e Peleshit me Rigertën: Jep dorëheqjen dhe emëroje atë në vendin tënd

0
202

Fjalimi i Rigerta Lokut në Kuvend tërhoqi vëmendjen e të gjithëve pasi kërkesat e saj nga foltorja e Kuvendit ishin aq jetike për çdo banorë të këtij vendi.

“Ujë, rrugë, qendër shëndetësore”, asgjë tjetër tha mirditorja.

Dhe ministri i Bujqësisë Niko Peleshi, ka postuar në facebook një foto me të ku shkruan: Kjo eshte Rigerta qe pasi perfundoi studimet ne Sapienza, u kthye ne fshatin e vet ne Mirditë dhe ngriti nje fermë dhish. Fjala e saj sot ne Parlamentin rural i emocionoi dhe i futi ne mendime te gjithe. U be njecerek shekulli qe fshati eshte jashte vemendjes e megjithate na jep 20% te Produktit te Brendshem Bruto. I paorientuar, i pakeshilluar, i permbytur fermeri shqiptar ka mbijetuar. Sot u ul ne karriget e parlamentit dhe kerkoi te degjohet. Nuk ka simbolike me te gjetur se kjo per nevojen e koalicionit me njerezit e zakonshem ne vend te koalicionit mes partive”.

Ndaj këtij postimi ka reaguar Luan Rama, deputeti i LSI, i cili shkruan në postimin e Peleshit: Shumë e thjeshtë i dashur Niko. Jep dorëheqjen nga ministër dhe emërojeni Rigertën në vendin tënd.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here