Raporti i OBSE për zgjedhjet/ Reagon Patozi: U jep hakun 2 strategëve të marrëveshjes së 18 majit

0
198

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, i lënë jashtë listës së 25 qershorit, ka reaguar pas publikimit të raportit të OSBE për këto zgjedhje parlamentare. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Patozi thotë se ky raport “u jep hakun të dy strategëve të marrëveshjes së 18 majit”.

 

 

POSTIMI I PLOTE
SECILIT HAKUN

Ky raporti i OSBE për zgjedhjet e 25 qershorit, edhe pse duket më i ftohtë dhe indiferent se pararendësit, ngjan t’u ketë dhënë hakun të dy strategëve të marrëveshjes së 18 majit.

“Timonierin” e qeverisë nuk e ka lënë ta shesë si të lirë dhe të ndershme fitoren e vet, pavarësisht se ai mund t’i gëzojë frutet e saj edhe me cenet e vëzhgimit.

Ndërsa udhëheqësit virtual të Republikës së Re nuk ia ka dhënë mundësinë që të fshehë kokën pas raportit për të justifikuar humbjet e veta të njëpasnjëshme.

Ndoshta me të drejtë, se nuk mund të ketë gjyq, kur nuk ka padi. Dhe nuk mund t’i kërkosh asnjëherë gjykatësit të ankohet më shumë se paditësi.

Ju kujtohet besoj që Lulzim Basha nuk pati asnjë kontestim derisa zgjedhjet përfunduan dhe doli rezultati

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here