VIDEO/ Haradinaj: Ne mirëpresim çdo veprim që përmirëson jetën e shqiptarëve kudo që jetojnë

0
130
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj e ka vlerësuar mjaft marrëveshjen me qeverinë e Shqipërisë për kalimin e lirë në kufi, njohjen e ndërsjellë të diplomave, tregun rajonal etj.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kreun e qeverisë shqiptare, Edi Ramën, Haradinaj tha:

“Jemi të gëzuar që rrugën tonë drejt BE-së ne do ta bëjmë sëbashku. Populli i Kosovës ka treguar respekt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe ne duam ta zgjerojmë këtë respekt me fqinjët tanë.

Ne e përcjellim Tiranën, qeverinë, Kryeministrin dhe këtë  pritje që iu bë sot popullit të Kosovës me pritjen, me respektin,  me vendimet për kalimin kufitar si në vendet e BE-së, për doganën, për ekuvalentimin e diplomave.

Ne e mirëpresim mbledhjen e përbashkët të dy qeverive ën Kosovë dhe ju përgëzoj për idenë tuaj, Vitin e Skëndërbeut dhe veprimet që përmirësojnë jetën e shqiptarëve kudo që jetojnë.”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here