Vendimi i fundit/ Damian Gjiknuri: Ja çfarë do të ndodhë me automjetet

0
202

Në një dalje për mediat, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, ka bërë me dije vendimin më të fundit të qeverisë shqiptare me synim  përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Ai tha se tani e tutje, do të ketë shumë lehtësira për sa i përket burokracive, për marrjen e shërbimeve publike nga institucioneve shtetërore.

“Për të gjithë ata qytetarë që duhet të marrin apo dorëzojnë dokumente në zyrat e administratës, ne shtojmë listën e këtyre dokumenteve që mund të tërhiqen online në portalin e-Albania, si nga qytetarët, ashtu edhe nga institucionet publike të cilave u nevojiten ato.

Duke filluar nga java e ardhshme, asnjë institucion shtetëror, për nevojat e procedurave të veta, nuk do tua kërkojë më qytetarëve konfirmimin për gjendjen aktive të mjetit. Do jenë vet institucionet që do ta bëjnë këtë verifikim përmes portalit online e-Albania.

Autorizimi për rifitimin e lejes së drejtimit dhe vërtetimi për lejen e drejtimit, të cilat janë shërbime me pagesë do të kryhen nga qytetari online. Pra, përmes portalit e-Albania, çdo qytetar që ka nevojë për këto dokumente mund ta bëjë pagesën online dhe gjithashtu merr vërtetimin online.

Gjithashtu, ju bëj me dije se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është duke studiuar të gjitha aspektet ligjore me synim lehtësimin e procedurave dhe shërbimeve tjera që kanë të bëjnë me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, me objektiv eleminimin e çdo mundësie për abuzim ndaj qytetarëve”, tha Gjiknuri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here