Monstra e Palasës/ Kush është i dënuari që vdiq sot në burgun e Krujës

0
170

I dënuari që i dha fund jetës duke u hedhur nga tarraca e katit të dytë të burgut të Krujës është Jorgo Zani, 31-vjeçari që një vit më parë i preu kokën e përçudnoi kufomën e kushëririt të tij të dytë, 12-vjeçarit, Andra Zani në Palasë të Vlorës, ngjajre që tronditi mbarë opinionin publik.

 

 

Zani njihej si person me probleme psikise, madje ishte shtruar disa herë në spitalin psikiatrik në Vlorë, gjithashtu ishte kuruar edhe në Greqi për problemet mendore, por në kohën kur kreu krimin e rëndë ishte i lirë.

NGJARJA
Krimi i rëndë ndodhi me 17 gusht të vitit 2016-të, ndërsa 12-vjeçari A.Z. së bashku me prindërit kishte ardhur nga Greqia për pushime tek gjyshërit në fshatin Palasë.

Ndërsa prindërit e minorenit ishin larguar në vendin fqinj ku jetonin prej disa vitesh, djali qëndroi tek shtëpia e gjyshes së tij. Gjatë kësaj kohe minoreni është shoqëruar me kushëririn e tij të dytë, Jorgos Zanin (djali i xhaxhait të Brunilda Zanit, nënës së viktimës). 30-vjeçari që njihej në të gjithë zonën si i çmendur, e ka afruar fëmijën me qëllim për ta masakruar.

Jorgos Zani e ka marrë djalin në banesën e tij dhe ka tentuar që ta vrasë. 12-vjeçari ka mundur të largohet dhe të ikë me vrap nga banesa e tij, por kushëriri i tij kanibal e ka ndjekur nga pas dhe pasi e ka zënë në një rrugicë, i ka prerë kokën duke përdorur një sëpatë dhe një thikë. Më pas vrasësi e ka lënë trupin e fëmijës anës rrugës dhe e ka mbuluar me çarçaf, ndërsa kokën e ka çuar tek banesa e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here