Lushnje/ 57-vjeçari goditi punonjësin e OSHEE-së, arrestohet menjëherë

0
156

Policia e Lushnjës ka vënë në pranga një 57-vjeçar, pasi akuzohet se ka goditur një punonjës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike që ka qenë në detyrë.

 

 

Sipas të dhënave zyrtare, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin Gëzim Koçiu, 57 vjeç, banues në Lushnje.

Policia thotë se arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e OSHEE-së, shtetasin M.T., 58 vjeç, banues në Lushnje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here