“7 mijë euro ose do të nxjerr foton intime”, si e pësoi 18- vjeçari që shantazhonte minorenen

0
173

Një 18 vjeçar është arrestuar nga policia në Lezhë, pasi ka kanosur një minorene 17-vjecare duke i kërkuar 7 mijë euro.

 

 

Me datë 17.09.2017, nga Seksioni kundër krimeve ndaj pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, pas një pune të mirëorganizuar hetimore dhe profesionale, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit :
– K. N. , 18 vjeç, banues në Lezhë
Ky shtetas dyshohet se ka kanosur me anë të mesazheve telefonike një shtetase të mitur 17 vjeçare, për ti marrë shumën prej 7000 Euro-ve duke e shantazhuar se do t’i publikonte në rrjete sociale fotografi intime.
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë për veprën penale ” Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë ” parashikuar nga neni 109/b i Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here