Kapja e anijes “Envi 1” në Libi, ambasadori shqiptar në Egjipt zbulon shkakun e ndalimit

0
169

Ditën e djeshme një anije tregtare shqiptare është ndaluar nga marina ushtarake e Libisë.

Anija “Envi 1”, me flamur panamez e pronar shqiptar ishte nisur nga porti i Zuaras, 110 kilometra larg Tripolit me destinacion Maltën.Ndërkohë, ambasadori shqiptar në Egjipt, Eduart Sulo sqaron sot për mediat se gjendja e marinarëve shqiptarë është e mirë dhe se autoritetet vendase në Libi pretendojnë se anija po kryente transport të paligjshëm të materileve të ndërtimit.

“Gjendja e marinarëve shqiptarë është e mirë dhe janë nën mbrojtjen e autoriteteve libjane. Kemi marrë kontakt për ngjarjes nga ministria e punëve të jashtme, ashtu si edhe me ambasadorin libjan në Tiranë.

Kam mësuar se anija pretendohet se është marrë me transport të paligjshëm të materialeve të ndërtimit  kryesisht rërë dhe zhavorr.

Nuk është e konfirmuar, por nga ambasada dhe autoritetet vendase kanë një pretendim të tillë. Ngjarja është në hetim e sipër, jam në prtitje të krijimit të mundësisë së kontaktit me ekuipazhin. Po punojnë me intesitet të plotë për të përshpejtuar procedurat dhe për riatdhesimin e tyre”, u shpreh ambasadori.

Në përbërje të ekuipazhit prej 8 antarësh ndodhen edhe 5 marinarët shqiptarë, Maliq Bushati, Avni Buzi, Artur Selimaj, Xhodet Çelaj dhe Jurgen Balla me kapitenin malazez Marko Markoviç.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here