Rrënqethëse/ Tiranë, 21-vjeçarja përdhunohet në shtëpinë e së motrës

0
240

Një 23-vjeçar nga Lushnja është shpallur në kërkim policor për përdhunim, përndjekje dhe dhunim banese. Vepra penale këto, që sipas policisë, dyshohet se i ka konsumuar dy ditë më parë.

I riu nga Lushnja me iniciale J.R., ishte divorcuar nga e shoqja, 21-vjeçarja XH.M., megjithatë duket se kishte ende interes të.

Kjo u shfaq edhe një ditë më parë, pasi sipas hetimeve paraprake të policisë së Tiranës, bazuar edhe në dëshminë e ish bashkëshortes së djalit nga Lushnja, ai e kishte ndjekur vajzën derisa ajo hyri në banesën e së motrës, që ndodhet në zonën e Kinostudios.

Aty, ka thënë XH.M. në kallëzimin e saj para efektivëve të komisariatit numër katër në kryeqytet, pasi hapi derën me çelës, ish bashkëshorti u fut bashkë me të në banesë. Dhe pa dëshirën e vajzës, e përdhunoi duke përfituar edhe nga mosprezenca e personave të tjerë në shtëpi, thuhet më tej në dëshminë e të resë, që “Syri.net” e mëson nga burime të policisë lokale.

Vajza ka bërë kallëzimin në komisariat një ditë pas ngjarjes dramatike, duke bërë që ish bashkëshorti të shpallet në kërkim.

Po punohet për kapjen e të riut, mbi të cilin rëndojnë veprat penale: Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura, Përndjekja dhe Dhunimi i banesës, njofton zyrtarisht Policia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here