Ngjarje tronditëse në Itali, shqiptari vret ish-gruan

0
145

Një shqiptar ka vrare me thikë ish-bashkëshorten e tij hungareze, në Itali, në komunën e Casales.

Shqiptari Kujtim Hasanaj 49-vjeçar, u arrestua menjëherë pas krimit nga forcat karabiniere.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme, ku Hasanaj qëlloi me thikën e kushinës ish-bashkëshorten e tij Elena Seprodi, me kombësi hungareze. E gjitha ndodhi pas një zënke mes ish-bashkëshortëve.

Vrasja u krye në një ndërtesë dy katëshe në hyrje të qytetit, një zonë pranë së cilës kanë zyra edhe Mbrojtja Civile, ndërsa shumë pranë ndodhet edhe një spital. Të parët që ndërhynë ishin disa oficerë të policisë komunale të cilët po shkonin drejt Mbrojtjes Civile, por që në një moment dëgjuan të qarat dhe britmat e gruas. Më tej u njoftuan edhe policia, por gruaja tashmë ishte e pajetë.

Forcat kaarabiniere e gjetën gruan të vrarë në dysheme ndërsa pranë trupit të pajetë të saj dhe gjakut që kishte vërshuar, qëndronte ish-bashkëshorti shqiptar me thikën në duart e gjakosura.

Sipas informacioneve të para jo zyrtare që citojnë mediat italiane, motivet e këtij krimi të rëndë mes ish-bashkëshortëve që kanë një fëmijë bashkë, janë për xhelozi dhe si probleme me gjendjen ekonomike. Mediat e shtetit fqinj flasin për dyshimet që kishte shqiptari për tradhti nga ana e hungarezes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here