Sekuestrohen 2 kg kanabis në Elbasan, dy të rinj në pranga

0
174

Policia e Elbasanit ka sekuestruar 2 kg kanabis, ndërsa në pranga dy persona. Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave ranë Bulent Luniku, dhe Ambri Sinakoli, të dy 22 vjeç.

 

 

NJOFTIMI I POLICISË
Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, kontrolleve të ushtruara për kapjen e personave me rrezikshmëri kriminale, apo të shpërndarësve të lëndëve narkotike, si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Shpërndarësit”.
Në kuadër të këtij operacioni, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Bulent Luniku, 22 vjeç banues në Elbasan
Ambri Sinakoli, 22 vjeç banues në Elbasan
Arrestimi i tyre, u bë pasi në Lagjen “Visarion Xhuvani”, në rrugën “Qamil Guranjaku” gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “BMË” të drejtuar nga shtetasi Bulent Luniku, në sediljen e pasme të këtij automjeti, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 2 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, një pjesë e paketuar me letër natriban dhe një pjesë e ndarë në doza të vogla gati për shitje.

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 2 telefona celularë të markave të ndryshme, si dhe automjeti ku u gjet lënda narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/2 I Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here