Formacionet zyrtare/ Befason Ilir Daja, kundër Dinamos së Kievit ka risi në fushë

0
142

Skënderbeu do të luajë sot ndeshjen e parë në fazën e grupeve të “Europa League” kundër Dinamos së Kievit në Ukrainë në orën 19:00. Edhe pse në pamje të parë faktorët janë shumë të pakët për të bërë të besosh në një rezultat pozitiv, korçarët me në krye trajnerin Ilir Daja kanë deklaruar se nuk udhëtojnë për shëtitje në këtë transfertë.

 

 

Tekniku i korçarëve ka zgjedhur ta nisë këtë takim nga fillimi me Gjergji Muzakën në krahun e djathtë të mesfushës, duke ulur në stol Enis Gavazajn. Ndërkohë Bakari Nimaga i pezulluar do të zëvendësohet nga Bruno Dita.

19:00 | DINAMO KIEV – SKËNDERBEU

Dinamo Kiev: Koval, Vida, Kaçeridi, Kadar, Pivariç, Sidorçuk, Bujalski, Tsigankov, Garmash, Gonzalez, Mbokani
Trajner: Aleksandër Katskeviç

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Osmani, Muzaka, Lilaj, Dita, Xhejms, Soue
Trajner: Ilir Daja

Gjyqtar: Bart Vertenten (Belgjikë)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here