‘Zbriti mësuesit, se është rruga ime’: Luftë autobuzësh në Gramsh, ndalohet shoferi

0
200

Mësuesit e fshatit Sotire të Grmashit kanë shkuar me vonesë në shkollë që ditët e para, sepse një shofer autobuzi kishte bindjen se linja ishte e tija dhe aty nuk duhet të vepronte dikush tjetër.

39-vjeçari nga Gramshi, A.P. e pengoi shoferin e  autobuzit që transportonte mësuesit e fshatit Sotire duke i kërcënuar madje që t’i zbriste, sepse kishte bindjen se linja Gramsh-Sotirë ishte e tija me liçensë dhe autobuzi ‘konkurent’ i shoferit 52-vjeçar L.B/ nuk duhej të qarkullonte.

Policia e Gramshit e ka proçeduar penalisht pretendentin e rrugës A.P. në gjendje të lirë dhe tani ai do të gjykohet për “Vetëgjyqësi”.

Njoftimi i Policisë:

“Ky shtetas, në fshatin Paktos  duke lëvizur me mjetin e tij autobus, pretendon se linja Gramsh – Sotire është me liçensë të tij dhe i ka bllokuar lëvizjen në rrugë  autobuzit të drejtuar nga shtetasi L.B., 52 vjeç banues në Gramsh, i cili transportonte mësuesit e fshatit Sortire. Shtetasi A.F, dyshohet ta ketë kërcënuar  shtetasin L.B, që të zbresë pasagjerët dhe të kthehet për në Gramsh.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vetëgjyqësia” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” parashikuar nga nenet 277 dhe 293 të Kodit Penal.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here