VIDEO/19 vjet nga vrasja e Azemit, Rudina Hajdari premton tek memoriali i babait të saj: Sot në Kuvend do të plotësoj dëshirën tënde

0
167

Deputetja e PD, Rudina Hajdari, vajza e liderit historik të PD-së, Azem Hajdari, ka folur sot para memorialit të babait të saj në Tiranë thellësist e prekur, nisur nga pozicioni i saj i saj i ri si dhe nga një rastësi domethënëse.

“I nderuar z. Kryetar, i nderuar z.Berisha, të nderuar familjarë të z. Besim Çerja, të nderuar vëllezër e motra, të nderuar miq dhe kolegë të mi të Partisë Demokratike!J

Jam shumë e nderuar, ndihem shumë e prekur sot, sepse përveçse ne kujtojmë liderin historik të PD-së, personin, figurën e lartë që solli pluralizmin në Shqipëri, është emocion i veçantë për mua se kujtojmë gjithashtu babain tim.

Megjithëse kanë kaluar 19 vjet nga ndarja e tij, ne prapë jemi të bashkuar më shumë sesa kurrë të vlerësojmë dhe të ngremë larg figurën e tij, vlerat e tij demokratike, partinë që ai solli me vlerat më të vërteta, më të moralshme në këtë vend. Ne jemi akoma më të bashkuar që të çojmë PD-në përpara dhe të tregojmë që ne meritojmë një Shqipëri më me vlera.

Më falni se siç e shikoni unë jam e emocionuar dhe për një fakt tjetër: Unë sot do të flas në Kuvendin e Shqipërisë si deputete e Partisë Demokratike. Dhe do të flas pikërisht në këtë ditë. Kjo ishte një koinçidencë, por është besoj dhe një dëshirë e tij dhe unë ju siguroj se do të jem një zë i fortë i opozitës shqiptare, do të mbroj interesat e Shqipërisë dhe kombit tim!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here