Udhëtonte drejt Francës, kapet me 300 mijë euro drogë 29 vjeçari nga Vlora

0
182

Një shqiptar që po transportonte lëndë narkotike ka rënë në prangat e policisë italiane.

Mediat vendase shkruajnë se ai është Dritan Mehmetaj 28 vjeç, nga Vlora.

Shqiptari po udhëtonte me një makinë Fiat në autostradën A10 drejt Francës dhe kur pa se po ndiqej nga policia, nuk ndaloi por shtoi shpejtësinë. Pas ndjekjes, ai u kap më në fund në Ventimiglia në dalje të qytetit Biscione.

Në makinë atij ju gjet 1 kilogramë heroinë. Policia thotë se droga ka vlerën 300 mijë Euro. Në momentin e arrestimit, Dritan Mehmetaj deklaroi se ishte rumun dhe paraqiti një dokument identifikimi të rremë. Por, kjo gënjeshtër e tij u zbulua shpejt nga policia italiane. Ai akuzohet për trafik droge dhe falsifikim të dokumenteve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here