Kryeministri Rama me sa duket nuk ka ‘guximin’ të përballet me kritikat për projektin e prezantuar 2 ditë më herët dhe preferon që të mos e dëgjojë atë që opozita shpreh në podium. Sapo kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka marrë fjalën duke ironizuar dhe tallur me të duke e cilësuar si një program batutash të shkruar keq, me gabime e lajthitje, Rama ka vendosur kufjet për mos ta dëgjuar.
Gjithsesi kjo nuk e ka penguar Kryemadhin të flasë dhe t’i ‘numërojë’ një për një pikat se ku çalon ky program jo i mirfilltë.