Rrjedhja e votave për Ruçin, aleati i përvishet Bashës: Ke nxjerrë njerëz që na akuzojnë ne

0
206
Kryetari i PD Lulzim Basha, kryetari i PDK Nard Ndoka, kryetari i PR Fatmir Mediu, kryetari i PAA Agron Duka dhe deputeti i LZHK, Dashamir Shehi, pas nje mbledhje qe ata paten mbi zgjedhjet e ardhshme, ku eshten diskutuar per votimin dhe numerimi elektronik./r/n/r/nLeader of DP Lulzim Basha, leader of PDK Nard Ndoka, leader of PR Fatmir Mediu, leader of PAA Agron Duka and lawmaker of LZHK, DASHAMIR Shehi, after a meeting they had for the next general elections, where is discussed about voting and electronic counting.

 

 

 

 

Në vijim të diskutimeve në kryesinë e Partisë Demokratike ditën e sotme për për rrjedhjen e votave për Gramoz Ruçin kryetar Kuvendi, Basha është sulmuar edhe nga 1 prej aleatëve të tij.

 

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, i është drejtuar kryetarit të PD, duke i thënë se i takoj atij të gjejë se kush votoi pro-Ruçit, raporton BalkanWeb.

“Është përgjegjësia jote që të gjesh kush e ka bërë, se nëpër Facebook ke nxjerrë njerëz që na akuzojnë ne,” mësohet t’i ketë thënë Dashamir Shehi Bashës.

Debate të shumta në kryesinë e PD-së, pati edhe mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Ervin Salianjit e Grida Dumës.

Kreu i PD-së Lulzim Basha e ka cilësuar të papranueshme rrjedhjen e votave nga grupi parlamentar i PD në seancën e djeshme për votimin e Gramoz Ruçit në krye të parlamentit.

Basha ka diskutuar me deputetët procesin e votimit të Ruçit dhe kjo çështje do të hapet sërish nesër në seancën plenare.

Basha ka deklaruar se vendimi i grupit duhet të respektohej në unanimitet dhe ka dënuar rrjedhjen e votës si dhe përpjekjen për blerjen e deputetëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here