Arratisja e grabitësit nga Policia e Pukës, dy policë bien në pranga. Ja emrat

0
344
Dy punonjës policie janë vënë në pranga pas arratisjes së ndodhur gjatë paradites së sotme nga Komisariati i Policisë së Pukës.

Gjatë paradites së sotme nga dhomat e shoqërimit të Komisariatit të Policisë Pukë u arratis Ermirjon Nikja. Pas hetimeve SHÇBA  ka arrestuar në flagrancë punonjësit e policisë Inspektor Pajtim Bushi dhe Inspektor Dode Preka, me detyrë trupë shërbimi pranë këtij Komisariati.

Arrestimi i dy punonjësve u bë pas kryerjes së veprimeve hetimore ku u konstatua se nga ana e tyre nuk janë zbatuar detyrat funksionale të përcaktuara për sigurimin e personave të shoqëruar dhe ambjenteve ku ata qendrojnë.

Të arrestuarit akuzohen për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here