Vëllezërit Bejko kërcënojnë sërish se do të hidhen nga tarraca e pallatit

1
160

Vetëm 3 ditë pasi kërcënuan me vetëvrasjë duke hipur në tarracën e një pallati, dy vëllezërit Bejko në Durrës kërcënojnë sot sërish me po të njëjtën mënyrë. Ata sot janë lajmëruar se duhet të lirojnë shtëpinë dhe pas këtij lajmi kanë hipur në tarracën e pallatit dhe deklarojnë se nga shtëpia ata do të dalin vetëm të vdekur.

Këtë mëngjes, policia dhe përmbarimi kanë shkuar në shtëpinë e Bejkove dhe u kanë bërë me dije së duhet të dalin nga shtëpia.

Por sipas vëllezërve, shtëpia ku ata kanë banuar gjatë gjithë jetës është pronë shtetërore dhe pronari e ka marrë me dokumente të falsifikuara.

Policia edhe përmbarimi kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërkohë që pritet edhe furgoni i policisë për të bërë të mundur nxjerrjen e tyre jashtë. Aktualisht ata vijojnë të qëndrojnë majë tarracës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here