Kjo është menaxherja e studios ku ofrohej seks online. Dëshmia në gjyq: Vajzat punonin me dëshirë

0
209

Ka befasuar me deklaratën e saj para trupit gjykues menaxherja e studios ku ofrohej seks online. Gjykata e Tiranes ka caktuar sot masen e sigurise ‘Arrest me burg’ ndaj tutores dhe ka lënë me arrest shtepie vajzat e rekrutuara, qe policia arrestoi pak dite me pare ne operacionin policor të koduar “CHAT LINE 3”.

Menaxherja, kjo qe shihni ne foto ka dale sot ne gjyq, ku eshte perballur me akuzat qe jane ngritur ne adrese te saj.

Menaxherja ne gjyq

Dafina Tresa, 32 vjeçe, banuese në Tiranë, administratore e studios “Chat Line”, e cila shfrytëzonte vajza të reja për prostitucion virtual, ka mohuar akuzat para trupit gjykues.

“Vajzat benin cdo gje me deshiren e tyre, nuk jane detyruar per asgje. Nuk e dija qe ky aktivitet eshte veper penale”- ka thene menaxherja.

sex-online

Arrestimet 

– Dafina Tresa, 32 vjeçe, banuese në Tiranë, administratore e studios “Chat Line”.

– Artur Bakalli, 33 vjeç, banues në Tiranë.

– Xh.B., 21 vjeçe, banuese në Tiranë.

– A.B., 20 vjeçe, banuese në Tiranë.

– E.D., 21 vjeçe, banuese në Tiranë.

– K.B., 19, vjeçe, banuese në Tiranë.

– A.K., 19 vjeçe, banuese në Tiranë.

Ndiqet në gjendje të lirë shtetasja :

– B.D., 17 vjeçe, banuese në Tiranë.

Nga puna e mirëorganizuar hetimore ka rezultuar se shtetasja Dafina Tresa, 32 vjeçe, prej një kohe të gjatë punësonte vajza të moshave të reja dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion virtual, i cili zhvillohej ndërmjet logimit në faqet “Adult Work”, aktivitet të cilin e kryenin në një apartament në bulevardin “Bajram Curri”.

Sekuestrohen në cilësinë e provës material :

– 9 njësi kompjuteri.

– 9 ekrane kompjuteri.

– 9 kamera për komunikim video online.

– 2 lap-topë.

– 16 lodra plastike të seksit

– sende të tjera të cilat përdoren si lodra seksuale.

Materialet iu Referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Shfrytëzim të Prostitucionit” dhe “Mbajtjes së lokaleve për prostitucion”, neni 114 dhe 115 i Kodit Penal, për shtetasen Dafina Tresa, për veprën penale “Shfrytëzim i Prostitucionit”, parashikuar nga neni 114 i Kodit Penal, për shtetasin Artur Bakalli, ndërsa për shtetaset Xh.B., A.B., E.D., K.B., A.K., dhe E.D., për veprën penale të “Prostitucionit”, parashikuar nga neni 113 i Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here