Vrasja e Gjinit në Belgjikë, para një viti i ekzekutuan xhaxhanë

0
161

Vrasja mafioze e 31-vjeçarit shqiptar, Kreshnik Gjini në Belgjikë, dyshohet të ketë ndodhur për hakmarrje. Mediat belge raportojnë se e dashura e tij Cristina ka rrëfyer për hetuesit se një vit më parë Gjinit i ishte vrarë xhaxhai në Shqipëri.

 “Një nga xhaxhallarët e tij, pak më i vjetër se ai, u vra një vit më parë në Shqipëri. Për një vit, ai u ndje i kërcënuar”, ka thënë ajo.

Mësohet se 31-vjeçari Gjini është nip i ish drejtorit të OSHEE për veriun, Sajmir Jaku, i cili u ekzekutua në shtator të vitit të kaluar në Rrëshen.  Ai u qëllua për vdekje në një nga lokalet e zonës më të frekuentuar të qytetit bashkë me një shok të tijin. Në momentin kur dy personat kanë sulmuar me armë ka pasur dhe efektivë të komisariatit Rrëshen, i cili ndodhej vetëm 20 metra larg.

Vrasja në Belgjikë

Dje, policia federale gjyqësore belge, e cila ka marrë përsipër rastin ka pyetur një sërë personash që kanë dijeni mbi ngjarjen ndërsa kërkimet për autorët kanë vijuar me intensitet.

Dëshmitare në vrasjen e shqiptarit ishte kolegia e tij Liliane.  Ishte ora 00:30, mes të martës dhe të mërkurës, kur kamarieri shqiptar që në Belgjikë njihej si Niko.K la kafenë në Saint-Denis në Forest ku punonte prej 6 muajsh dhe bashkë me kolegen u drejtuan drejt parkingut Forest Abbey për të marrë mjetin e tij pasi do ta shoqëronte për në shtëpi.

Sapo i është afruar mjetit është ekzekutuar. Liliane nuk pësoi asnjë lëndim, ndërsa thotë se dy personat qëlluan me armë silenciator.

 “Në punë ai ishte një djalë simpatik dhe gjithmonë ishte korrekt. Por, natyrisht nuk e di se çfarë ka ndodhur në jetën e tij private. Unë e di se familja e tij dhe zemra e tij ishin akoma në Shqipëri dhe gjithmonë donte të kthehej. Dyshoj se ngjarja ka lidhje me ndonjë mosmarrëveshje. Të gjithë stafi jemi të tronditur, Nikon e shikoja si djalin tim”.

Pak minuta para ngjarjes, Niko dhe kolegia e tij kishin vallëzuar në kafen Faubourg, që do të ishte dhe kërcëimi i tyre i fundit.

“Ne po kërcenim dhe Niko më tha se do të ishte mirë sikur ai të arrinte të kuptonte se çfarë donte. Ndoshta ndiente diçka”, tha Liliane.

Dje në mëngjes, Faubourg Saint-Denis u hap si zakonisht. Klientët dhe punonjësit e tij të traumatizuar u përpoqën të ndryshonin. Gjini i cili njihej edhe si Niko ishte anëtar i familjes së pronarëve të kafenesë. Si punonjës ishte shumë popullor dhe i afrueshëm me kleintët, përfshirë disa pensionistë që ishin klientë të rregullt të barit dhe pinin kafen çdo mëngjes prej vitesh.

 “Ishte një djalë i hapur, bujar dhe dashamirës” thonë ata. Menaxheri i barit, Ali K 60 vjeçar me flokë të verdha është xhaxhai i tij. “E konsideroj atë djalë të tretë,” shpjegon ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here