Theret me thikë një 15- vjeçar në Elbasan

0
163

Dy adoleshentë në qytetin e Elbasanit janë konfliktuar me njëri-tjetrin ku për pasojë njëri prej tyre është therur me thikë.

Të rinjtë kanë debatuar bashkë, por më pas sherri ka degraduar dhe 16 vjeçari me inicialet I.K ka nxjerrë një thikë dhe ka qëlluar dy herë bashkëmoshatarin.

Ngjarja ka ndodhur jashtë ambienteve të një lokali në Lagjen “Visarion Xhuvani”.

15- vjeçari me inicialet S.P  është transportuar për në spital dhe po merr ndihmën e parë mjekësore.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e krimit.

Njoftimi i policisë:

Policia e Elbasanit identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar që plagosi me thikë 15 vjeçarin në ambientet e jashtme të një lokali gjatë një konflikti të çastit.

Specialistët për Krimet e Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan bënë referimin e materialeve në Prokurori dhe po punojnë intensivisht për kapjen e shtetasit I.K., 16 vjeç banues në Elbasan.

Ky shtetas, në Lagjen “Visarion Xhuvani” në ambientet e jashtme të një lokali, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta dyshohet të ketë qëlluar dy herë me thikë shtetasin S.P., 15 vjeç banues në Elbasan.

Shtetasi S.P. ndodhet në Spitalin Kirurgjik Elbasan, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 76, 22, 88 dhe 279 të Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here