Policia shkon ta arrestojë se rrahu gruan, por në dy banesat i gjen drogë, arratiset vlonjati (VIDEO)

0
136

Në kuadër të Plan Masave për goditjen e rasteve të Dhunës në famlije si edhe në vijim të Planit Operacional Kombëtar për evidentimin e goditjen e prodhim/shitjes së lëndëve narkotike, më datë 05.09.2017, pas një kallëzimi të bërë në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë prej shtetases E.N., pasi bashkëshorti i saj e ka dhunuar psikologjikisht si edhe fizikisht për motive të dobëta, shërbimet policore kanë shkuar pranë banesës së tyre me qëllim ndalimin e shtetasit Bujar Nushaj.

Gjatë kontrollit që strukturat e policisë kanë ushtruar në dy banesat e tij, përkatësisht në banesën e ndodhur në fshtin Babicë kanë konstatuar brënda murit rrethues të banesës një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, me një peshë totale prej 12 kg e 500 gramë

Po ashtu në banesën tjetër, të po këtij shtetasi, në fshtin Penkovë, policia ka konstatuar si edhe sekuestruar një tjetër sasi lëndë narkotike prej 13 kg e 500 gramë.

Në përfundim të hetimeve policia ka bërë shpalljen në kërkim të shtetasit :

Bujar Nushaj, 53 vjeç, banues në Babicë,Vlorë, pasi ky shtetas ishtë larguar në momentin e mbritjes së Policisë.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të shtetasit të lartëpërmendur për veprat penale ”Dhuna në familje”, dhe ”Prodhim shitja e narkotikëve”, të parashikuara nga nenet 130/a dhe 283/1 të Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here