Përdhunimi në Cërrik, detajet: I riu e takoi 10-vjeçaren në rrugë, e futi në makinë

0
201

Detaje të reja dalin në dritë nga abuzimi seksual i 23-vjecarit nga Cërriku ndaj të miturës. Burime zyrtare nga policia e Cërrikut bënë me dije se vajza është e moshës 10-vjeçare.

Të njëjtat burime pohuan se abuzimi seksual i të miturës ka ndodhur në 17 gusht në kohën kur i riu ka takuar vajzën në rrugë. Pasi ka ndaluar makinën, i riu ka bindur të miturën që të futet në makinë dhe më pas dyshohet se ka abuzuar me të. Kanë qenë familjarët e vajzës ata që bënë denoncimin në polici, ditën e djeshme.
NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Cërrik, bënë ndalimin e shtetasit:
– Emiljan Xhika, 23 vjeç banues në fshatin Shtëpanjë.
Ndalimi i tij u bë pasi më datë 17.08.2017 në fshatin Banjë në mjetin e tij dyshohet të ketë kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për tu mbrojtur” parashikuar nga nenet 100 dhe 103 të Kodit Penal.vijon…

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here