”Kur të nevrikosesh, laj enët, mos vrit gruan o k*r!”, pankarta që tërhoqi vëmendjen

0
244

”Kur të nevrikosesh, laj enët, mos vrit gruan o k*r!”, kjo ishte pankarta që tërhoqi vëmendjen në protestën e shoqërisë civile ditën e djeshme.

Pankartën e mbanin në dorë disa nga vajzat që ishin pjesë e protestës së zhvilluar përpara ambjenteve të Ministrisë së Drejtësisë.

Qytetarët i kërkuan dje llogari Ministrisë së Drejtësisë, për të gjitha rastet kur femrat shqiptare nuk kanë gjetur drejtësi në këtë sistem. Madje lyen muret e institucionit edhe me bojë të kuqe, duke simbolizuar gjakun, gjakun e derdhur të gjyqtares Hafizi por edhe të femrave të tjera shqiptare.

Edhe pse rasti i gjyqtares Hafizi ishte më i freskët në memorien e shumë njerëzve, dhjetëra gra janë vrarë vitet e fundit nga bashkëshortet e tyre. Shumë urdhëra mbrojtjeje të shkelur, shumë fëmijë të lënë jetim, rrjedhimisht të lind pyetja: deri kur do të vazhdojë kjo masakër?!

Shpresojmë që reagimi i institucioneve të jetë sa më i shpejtë në të kundërt nesër do të jetë shumë vonë për një tjetër nënë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here