VIDEO/ LSI mbledh kryesinë, Kryemadhi: Na sulmuan që ti japin pushtet oligarkisë

0
156

Fjala e plotë e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi:

Jemi mbledhur sot për të nisur një sezon të ri politik me rastin e konstituimit të kuvendit të ri me 9 shtator e fillimit të legjislaturës së re për 4 vitet në vijim.

Është detyra e kësaj kryesie për të udhëhequr të gjithë angazhimin e forumeve drejtuese të LSI në të gjithë vendin për të përmbushur me sukses rolin e ri të LSI si një forcë e vërtetë opozitare në një moment kritik për demokracinë e të drejtat e qytetarëve.

Është detyra dhe përgjegjësia jonë ti japim një dimension të ri mendimit dhe veprimit opozitar në vend dhe ne i kemi të gjitha kapacitetet për ta bërë kete më së miri .

Sot LSI është më e fortë se asnjëherë pasi kaloi me sukses një sprovë të jashtëzakonshme si 25 Qershori ku ajo u targetua në mënyrë jodemokratike e kriminale për ti dhënë një pushtet të pakontrolluar oligarkisë dhe malavites për të garantuar kapjen e shtetit e të institucioneve në çdo qelizë.

LSI edhe pse konkuroi e vetme dhe u sulmua pacipësisht e pabesisht nga forcat e së keqes  tregoi qëndrueshmëri, rritje e vitalitet .

Dhe sot ne kemi një grup parlamentar jo vetëm më të madh, por edhe shumë më cilësor dhe më të ri, me te gjitha potencialet për të qënë një opozitë tepër përfaqësuese ,  profesionale por edhe luftarake dhe me integritet përballë një pseudomazhorance të dalë nga zgjedhjet më të deformuara e të parregullta që vendi ka njohur që nga 26 Maji i 96.

Në kuvendin e ri ne kemi një përgjegjësi shumë më të madhe  sesa mund të mendojë dikush sepse ne nuk jemi përfaqësues të pakicës por të shumicës së shqiptarëve.

Ne jo vetëm do të jemi zëri I tyre në kuvend por do ti bashkohemi halleve, shqetesimeve dhe protestave të kësaj shumice kudo në të gjithë vendin.

Ndaj me këtë mbledhje nisim procesin e riorganizimit të LSI në të gjithë strukturat e saj por edhe të LGI e të LRI për realizimin me sukses të misionit tonë opozitar në interes

të vendit, të demokracisë e të qytetarëve.

Ky proces  do të shoqërohet me hapjen ndaj cilido që kërkon të përfshihet e të kontribuojë në këtë aksion që synon zgjimin e bashkimin e shumicës së shqiptarëve për të vendosur sovranitetin e tyre mbi qeverisjen dhe institucionet.

Do ta fillojmë riorganizimin me analizat e rezultateve për cdo qark e njësi vendore për të forcuar punën e strukturave për të ardhmen.

Na duhet një LSI e qartë dhe e vendosur për të ndjekur një axhendë të qartë e të pakompromis që synon mbrojtjen e demokracise dhe të drejtave të njeriut, mbrojtjen e interesit publik, ndarjen e politikës dhe policisë nga krimi dhe malavita, vendosjen e sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës, dhe natyrisht rikthimin e integrimit europian si prioritet madhor për të ardhmen e vendit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here