Shqiptari kapet me drogë më vlerë 500 mijë euro

0
248
Policia italiane ka arrestuar një shqiptari, pasi gjatë një kontrolli në banesën e tij i janë gjetur 15 kilogram heroinë, e cila kap vlerën e 500 mijë eurove.
 
Aksioni është realizuar pasditen e së dielës në Saronno komunë e Lombardisë në Itali.
 
43- vjeçari me origjinë shqiptare, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimi nuk është një emër panjohur për policinë italiane.
 
Karabinierët kanë qenë duke bërë një kontroll të rastësishme dhe kanë ndaluar shqiptarin, por kanë gjetur në makinën e tij u gjetën disa doza heroinë.
 
Ai është shoqëruar në kazermë dhe gjatë marrjes në pyetje ka gënjyer për banesë e tij. Më pas policia ka nisur hetimet dhe ku ka mbërritur në shtëpinë e tij ka zbuluar në dhomën e gjumit një qese plastike që përmban 200 gram marijuanë, ndërsa në brendësi të një frigorifer në bodrum 15 kilogramë heroinë.
 
Gjithashtu në apartamentin e tij, është gjetur dhe një peshore.
 
Sipas mediave italianë vlera e drogës së sekuestruar pak shifrën e 500 mijë eurove.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here