Më në fund një lajm i mirë, shiu i ka shuar të gjitha zjarret në Shqipëri

0
128

Duket se reshjet e shiut të dy ditëve të fundit, përveç se kanë ulur ndjeshëm temperaturat kanë bërë edhe një të mirë tjetër.

Sipas Emergjencave Civile, janë shuar të gjitha vatrat e zjarreve në vend dhe më në fund, pas më shumë se 2 muajsh, asnjë mal në Shqipëri nuk është duke u djegur.

“Gjatë 24 orëve të fundit për shkak të reshjeve të shiut, të cilat përfshinë gati gjithë territorin e vendit, vatrat e zjarrit aktive që kanë qenë ditët e mëparshme janë shuar plotësisht nuk ka patur vatra zjarresh masive”, thuhet në njoftim të shkurtër të Emergjencave Civile.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here