Aksident i rëndë në Zvicër, përfshihen dy familje shqiptare (foto)

0
141

Një vajzë 8 vjeçare ka marrë plagë të rënda dhe u transportua me helikopter për në spital, pas një aksidenti që ndodhi të shtunën në autostradë, në Kantonin Aargau, Zvicër.

Një makinë ishte ndalur në anë të autostradës kur një tjetër tjetër që po vinte, e ka goditur atë, njofton Policia Kantonale e Aargaut, raporton telebasel.ch.

 

 

auto_aksident_191504528538

Në makinën e ndaluar ishte një shqiptare nga Kosova, 26 vjeçe.

Bashkë me të në makinë ishin edhe dy fëmijët e saj 8 dhe 9 vjeçarë, shkruan albinfo.ch. Makina  tjetër që po shkonte në drejtim të Brugut ka përplasur me tërë fuqinë mjetin që ishte ndalur aty.

Makinën që shkaktoi aksidentin e drejtonte një 31 vjeçar, po ashtu shqiptar nga Kosova. Gruaja dhe burri që ishin shoferë dhe fëmija 9 vjeç kanë pësuar plagë të lehta ndërsa vajza 8-vjeçare është lënduar rëndë dhe është transportuar me helikopter për në spital.

Dëmet materiale të shkaktuara vlerësohen në disa mijëra franga.

auto_ak1_321504528539

Prokuroria Publike e Lenzburg-Aarau ka iniciuar hetimet për zbardhjen e shkaqeve që sollën te aksidenti.

Ndërsa policia i ka marrë patentën shkaktarit të aksidentit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here