Ulja e  sipërfaqeve me kanabis/ Shehu: Nuk i shton vlerat qeverisë, po konfirmon përfshirjen e strukturave shtetërore

0
121

 

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu deklaroi ditën e djeshme se ulja e kultivimit të  kanabisit në këtë vit nuk i shton vlerat qeverisë por konfirmon   përfshirjen e strukturave shtetërore në këtë aktivitet të paligjshëm. Në reagimin e tij Shehu u shpreh se mbushja e vendit me kanabis nuk mund të bëhej pa rolin e strukturave shtetërore të atyre që duhet të  luftonin krimin. “Është e vërtete se këtë vit sasia e kanabisit te kultivuar është më e vogël nga ajo e dy viteve te fundit. Por kjo nuk ka ulur kriminalitetin, trafiqet dhe larjen e parave. Siç konfirmon edhe CIA, grupet kriminale te konsoliduara nga kanabisi se fundmi po përhapen e zhvendosen ne objektiva drejt trafikut të drogave të forta, të armeve etj.Pse jo edhe drejt lidhjeve me terrorizmin!Ulja e sipërfaqes me kanabis këtë vit, nuk i shton vlerat qeverisë, përkundrazi konfirmon përfshirjen e strukturave shtetërore në atë aktivitet të paligjshëm. Mbushja e vendit me Kanabis nuk mund të behej pa rolin “lider” e “përfitues” të atyre që duhej ta luftonin, në bashkëpunim me krimin? Kur mund te “luftohet” kaq lehtë sot pse u la të rritej deri në këtë derexhe,” – deklaroi deputeti demokrat në një status në  Facebook.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here