Universitet/ Shpallet lista e fituesve të fundit, regjistrimet dhe afatet për çdo kandidat

0
165

 

“Studentët që nuk rezultojnë fitues në programin që kanë pasur preferencë të parë, por në një tjetër, duhet të bëjnë regjistrimin, pasi në datën 12 shtatorë do të ç’regjstrohen për të vazhduar garën në degën e preferuar”

 

Institucionet e arsimit të lartë në vend kanë publikuar listat e të gjithë të rinjve që kanë fituar të drejtën për të vijuar studimet e larta. Në listë përfshihen edhe aplikantët e tjerë të cilët ndodhen poshtë vijës së kuqe, por të renditur sipas pikëve të përfituara. Zv. Ministri i Arsimit Gerti Janaqi ka sqaruar së nëpërmjet portalit U albania , kandidatët mund të ndjekin në kohë reale renditjen e tyre, shanset që ka për tu pozicionuar në fazat e mëvonshme, si dhe të monitorojë gjithë procesin e regjistrimit. Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, në një dalje publike për mediat sqaroi se fituesit për institucionin që ai drejton rezultojnë të jenë rreth 5630 kandidatë, shifër kjo që korespondon me numrin e kuotave që ka ofruar UT .Pas dy ditësh mbasi të kenë përfunduar edhe regjistrimet dhe aplikuesit të kenë bërë zgjedhjen e tyre do të bëhet edhe ulja e vizës se kuqe, duke u dhënë shansin për të fituar, edhe atyre që ende nuk janë klasifikuar fitues. Regjistrimi i të gjithë fituesve duhet të bëhet online dhe fizikisht në fakultet ku kanë fituar të drejtën e studimit.

 

Nisin regjistrimet

Të gjithë maturantët kanë nisur regjistrimet ditën e djeshme. Rektroi i Universitetit Mynyr Koni tha se Psikologjia mbetet dega e preferuar e maturanetëve ku ka 57 herë më shumë kërkesa se kuatat e dhëna. Gjithashtu ai tha se lista e shpallur ditën e djeshme nuk është lista e fituesve, por është  lista e renditjes së aplikantëve të raundit të parë.

 

Afatate

Në deklaratën e tij Koni gjithashtu sqaroi afatet për çdo kandidatë, si dhe mënyrën se si do të proçedohet. “ Maturantët duhet të jenë të vëmëndshëm për të parë programin se ku kanë aplikuar. Nëse kanë ankesa, në datën 29 dhe 30 mund të bëjnë ankimimin” nënvizoj Koni. Ai gjithashtu ka sqaruar se një student i cili  nuk rezulton në numrat  fitues në programin që ka pasur preferencë të parë, por rezulton në një program tjëtër, duhet të bëj regjistrimin, pasi në datën 12 shtatorë ka të drejtë të ç’regjistrohet dhe të vazhdojë garën për degën që ai preferon. Përsa i përket regjistrimeve Koni tha se ato do të bëhën pranë sekretarvie të çdo universiteti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here