Aksidenti tragjik në Elbasan, ndërron jetë në spital 12-vjeçarja e plagosur

0
225

Një 12-vjecare e cila mbeti e plagosur rëndë dje në një aksident në Xibrakë ka humbur jetën gjatë ditës së sotme në spital. K.D., 12 vjeçe banuese në Xhafzotaj Durrës ka humbur jetën si pasojë e plagëve.

 

 

Aksidenti me pasojë 7 të plagosur ka ndodhur pasditen e djeshme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, tek nënkalimi në Xibrakë, ndërsa janë përplasur 2 automjete. Të plagosurit janë dërguar për mjekim në spitalin e Elbasanit.

Mësohet se mjeti tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi D.D., 37 vjeç banues në Xhafzotaj Durrës është përplasur me mjetin tip ‘Toyota’ që drejtohej nga shtetasi B.B., 50 vjeç banues në Tiranë.
Si pasojë janë dërguar në spitalin Kirurgjik Elbasan të dy drejtuesit e mjeteve dhe shtetasit;
S.B., 23 vjeçe banuese në Tiranë e cila ishte pasagjere në mjetin tip Benz.
J.D., 5 vjeç banues në Xhafzotaj Durrës ( djali i drejtuesit të mjetit tip Toyota).
U.A., 23 vjeç banues në Durrës pasagjere në mjetin Toyota.
Z.V., 35 vjeçe banuese në Durrës pasagjere në mjetin tip Toyota.

vijon…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here