Drogë brenda në kontenier, prangoset 39-vjeçari në Durrës (emri)

0
136

14 thasë me peshë rreth 89 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa jane sekuestruar nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.

Pas informacioneve të marra nga Strukturat Policore dhe një pune hetimore të mirëorganizuar, ditën e djeshme kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar ”Kontenieri”.

U arrestua në flagrancë shtetasi:

•Arben Balliu 39 vjeç, banues në Kameras, Fushë-Krujë.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit:

• Sh.P. 42 vjeç, banues në Arrameras, Krujë

Më datë 23.08.2017, në bazë të informacioneve që dispononin Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në vendin e quajtur Krastë, në afërsi të një guroreje, brenda një kontenieri u arrestua në flagrancë shtetasi A.Balliu pasi gjatë kontrollit të ushtruar në kontenier u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

kontenieri durres

• 14 thasë me peshë rreth 89 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/2 të Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here