Borxhi ndaj KESH, gjykata vendos sekuestrimin e aksioneve të OST

0
138
Gjykata e Tiranës ka marrë vendimin për sekuestrim të aksioneve të Operatorit të Sistemit të Transmetimit. Shkak është bërë mospagesa e një fature prej vitit 2014 ndaj Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare.

Ndodh që edhe shteti nuk paguan detyrimet ndaj shtetit. Këtë e tregon kjo masë e sekuestros për aksionet e Operatorit të Sistemit të transmetimit sepse nuk i ka paguar një faturë Korporatës Elektronenergjetike Shqiptare . Vendimi i ekzekutimit është marrë nga gjykata e Tiranës.

Nuk dihet sa është vlera e faturës, as shërbimi që KESH ka dhënë ndaj OST dhe për të cilin nuk është paguar, pasi janë konsideruar si çështje të brendshme të kompanisë. E vetmja që gjë që është bërë publike është data e faturës së papaguar e cila I përket viti 2014. Por nëse i referohemi të shkuarës marrëdhëniet kesh-ost janë shoqëruar nga konflikte të ndryshme.

Për vitin 2016 faturat e hartuara nga OST për shërbimin e balancimit sipas KESH nuk reflektojnë sasinë e energjisë së injektuar në kuadër të ofrimit të këtij shërbimi.

Sot Operatori i sistemit të transmetimit gjendet përballë faktit që duhet ti nënshtrohet urdhrit për sekuestro të aksioneve që zotëron, vendimi i cili ka ardhur pa refuzimit të mos pagimit të detyrimeve të prapambetura që prej viti 2014

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here