Plagosen dy punëtorë brenda minierës së Matit, njëri dërgohet në Tiranë

0
147

Dy minatorë janë plagosur brenda minierës së fshatit Cerujë në Mat.

 

 

Mësohet se minatorët ishin duke punuar brenda në minierë në një thellësi rreth 500 metra kur janë aksidentuar dhe kanë marrë plagë në trup.

Ata janë dërguar në spitalin e Burrelit për ndihmën mjekësore, ndërsa njëri prej tyre, i cili ka pësuar me tepër plagë është dërguar për mjekim të specializuar në Tiranë.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes, ndërsa vijojnë hetimet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here