FOTO/ Kapet thesi plot me eksploziv në Memaliaj, arrestohet 57-vjeçari, nis hetimi se ku do të përdorej

0
193
Policia e Shtetit ka zhvilluar një operacion në fshatin Kurtjes të Memaliaj, ku ka arritur të zbulojë në një banesë një thes me eksploziv, sië shihet në foto, me kapsolla dhe fitila.

Eksplozivi , 7.6 kg në total, u zbulua në shtëpinë e Astrit Bilos, 57 vjeç, i cili u arrestua

Sipas Policisë së Memaliajt, në bazë të informacioneve policore të marra në rrugë operative nga shërbimet e Stacionit të Policisë, se një shtetas në fshatin Kurtjes dispononte lëndë ekspolzive, organizuan punën dhe në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë zhvilluan operacionin e koduar “KURTJES”.

Si rezultat i operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Astrit Bilo, 57 vjeç, banues në fshatin Kurtjes, në Memaliaj dhe nisi hetimi se përse do të përdorej eksplozivi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here