Pushuesi mbytet te “Uji i ftohtë”, 52-vjeçari kërkoi ndihmë por…

0
192

Një tjetër pushues ka humbur jetën ditën e sotme në bregdetin shqiptar. Policia e Vlorës njofton se rreth orës 15.40, në Sallën Operative mbërriti një telefonatë se në vendin e quajtur “Kalaja”, në Ujë të Ftohtë, një shtetas ka qënë duke kërkuar ndihmë në det.

 

 

Atij i është dhënë ndihma e parë nga pushues të rastit dhe është bërë e mundur nxjerrja e tij në breg.

Në vendngjarje ka shkuar edhe ambulanca, por edhe pse i është dhënë ndihma e parë edhe prej tyre shtetasi ka ndëruar jetë.

Nga verifikimi paraprak i policisë rezulton se personi i mbytur është shtetasi me inicialet L.B, 52 vjeç, banues në Patos.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here