Motra identifikon kufomën e dekompozuar të vëllait, u gjet në një shkurre në Tiranë (Emri)

0
154

Është identifikuar kufoma e gjetur dy ditë më parë në Tiranë, pranë një shkurre në rrugën “Lord Bajron”.

 

 

Sipas policisë, ka qenë e motra e viktimës që e ka identifikuar, dhe disa kohë më parë kishte bërë kallëzim në Polici se i vëllai ishte largur nga banesa.

Trupi i 60-vjeçarit Naim Puca, u gjet në gjendje gati të dekompozuar, por ende nuk dihen rrethanat e vdekjes së tij.

Informacioni i policise:
Në lidhje me kufomën e gjetur më datë 07.08.2017, në një shkurre në rrugën “Lord Bajron”, ju bëjmë me dije se: Më datë 08.08.2017, në ambientet e policisë është paraqitur shtetasia A.P., 58 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila pas kqyrjes së kufomës, ka deklaruar se kufoma e gjetur i përket vëllait të saj, shtetasit Naim Puca, 60 vjeç, për të cilin kjo shtetase ka bërë kallzim për “Largim nga banesa”. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për vlerësim.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here