Prekëse/ Flet babai i Marvi Mihalit: Humba dritën e syve, jam gati të ha tritol

0
199

Rekordmeni shqiptar në atletikë, Pavllo Mihali, babai i Marvinit që u vra me thikë për një karikues celulari, ka thyer heshtjen dhe ka folur për herë të parë për humbjen e djalit të tij të vetëm.

 

 

“Humba dritën e vetme të syve. Unë nuk di ç’të them e çfarë të bëj. Jam të ha tritol tani. Çfarë kuptimi ka? Ai ishte djali ynë i vetëm. Një student i përkushtuar. Do fillonte masterin tani. Edhe Arben Malaj që na erdhi për vizitë në shtëpi na tha sesi kishte mundësi të kishte ndodhur një gjë e tillë: pse Marvin, ishte një student i jashtëzakonshëm”, – është shprehur Pavllo Mihali për neësbomb.

Vrasja e 22-vjeçarit Marv Mihali pas një sherri banal me thika pranë stadiumit “Selam Stermasi” në Tiranë ka tronditur mbarë opinionin publik dhe jo pa të drejtë, pasi ai u masakrua vetëm për një karikues celulari.

Marvi ishte djali i vetëm i atletit të njohur shqiptar, Pavllo Mihali, i cili prej vitit 1983 mban rekordin në kërcimin me shkop (5.21 metra).

Marvi Mihali humbi jetën për shkak të një sherri banal, mesnatën e kaluar. Fillimisht ai u konfliktua fillimisht me 19-vjeçarin Dejvi Bitraj dhe më pas u qëllua me thikë nga kushëriri i tij Eugen Bitraj.

“BalkanWeb” mësoi se Mihali dhe 19-vjeçari janë zënë dhe kanë përdorur fjalë fyese e sharje ndaj njëri-tjetrit, ndërsa më pas ka ndërhyrë djali i xhaxhait të Dejvit, 24-vjeçari Bitraj.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 23:30 mbrëmjen e kaluar, ndërsa policia arrestoi pak orë më vonë edhe autorin e dyshuar dhe 3 bashkëpunëtorët e tij. Katër të rinjtë Eugen Bitraj, 24 vjeç; Dejvi Bitraj,19 vjeç; Kridens Alla,19 vjeç dhe Marsel Alla, 23 vjeç do të qëndrojnë në qeli deri në qartësimin e rrethanave dhe rolit të tyre në krim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here