Përndiqte dhe kërcënonte të renë, vihet nën hetim 20 vjeçari

0
190

Një 20-vjeçar ndodhet në hetim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pasi akuzohet për dy vepra penale. Konkretisht Nenet 90 (dëmtime të tjera me dashje) dhe 121/a të Kodit Penal (ndërhyrje të padrejta në jetën private).

Policia referoi materialet në organin e akuzës për shtetasin V. Gj., 20 vjeç, banues në Tiranë, pas kallëzimit që ka bërë një vajzë dy vjet më e madhe se ai.

Sip bluve, dyshohet se në rrugën “Teodor Keko”, ai ka përndjekur dhe pas një debati verbal, ai e ka goditur me pëllëmbë shtetasen H. H., vjeç 22, banuese në Tiranë dy ditë më parë.

Por ky nuk është rasti i parë që i riu e përndjek dhe i shkakton ankth e frikë të resë.

Mësohet se dy të rinjtë kanë pasur njohje të mëparshme me njëri-tjetrin dhe kohët e fundit, 20 vjeçari ishte bërë i bezdisshëm deri edhe në lëndime për vajzën.

“Panorama” mëson se i riu madje edhe e kishte kërcënuar vajzën se kishte materiale të jetës së saj private që mund t’i bënte publike

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here